You are here
Home > Kombëtarja > Ndoj në sezonin e ardhshëm, mes Milanit dhe vendit ku doli Dibala me projektin e madh

Ndoj në sezonin e ardhshëm, mes Milanit dhe vendit ku doli Dibala me projektin e madh

Emanuel Ndoj pritet të bëj kalimin e madh për sezonin e ardhshëm, pasi arriti të nxjerrë Breshian në Seria A. Mesfushori shqiptar ishte një nga pikat kyçe të kësaj skuadre, duke qënë i pazëvendësueshëm gjatë gjithë sezonit.

Ndërkohë prishja e marrëdhënieve mes presidentit të Breshias dhe menaxherit të Ndojit, sjell edhe largimin e tij. Pak kohë më parë në mediat italiane u raportua një interesim i Milanit drejt këtij futbollisti. Ndërkohë që bisedimet vazhdojnë, së fundmi është Palermo ajo që del në skenë.

Këta të fundit kanë premtuar një projekt të madh për sezonin e ardhshëm, duke u shprehur se do të kërkojnë me ngulm arritjen në Seria A, madje për të arritur Europën. Faktikisht gjasat janë që një gjë e tillë të ndodhë, nëse do të ketë menaxhimin e duhur. Nga kjo skuadër kanë dalë lojtarë me emër në arenën europiane, ndërsa i fundit ishte Dibala. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top