
Emamuel Ndoj ishte titullar ditën e djeshme në sfidën Breshia-Palermo. Ndeshje kjo e fituar nga skuadra e Breshias me rezultatin 2-1.
Klubi i Ndoj-it arriti të merrte një fitore shumë të rëndësishme. Përsa i përket mesfushorit kuqezi, duket se mbrëmjen e shkuar ka qënë në një formë të shkëlqyer. Ai është vlerësuar me notën 6.5, e cila ishte dhe një nga notat më të larta të kësaj ndeshje.
Emanuele ishte shumë dinamik, duke dhënë një intensitet të lartë në mesfushë . Gjithashtu ai arriti të rikuperonte shumë topa të humbur dhe kërkonte të bënte diçka më shumë, duke marrë iniciativëen dhe të rrezikonte portën e kundërshtarit, veçanërisht në pjesën e parë. Futbollisti shqiptar duket se po gjen një fiormë të mirë. Gjithashtu pak nga pak edhe në ekipin e Panuccit, duket se po I krijohen hapësirat e nevojshme për të. \Shqiperia.ch\