Kjo është hera e katërt që ndodh me Lacion në Serinë A, madje po flasim më saktësisht për javët e fundit. Serxho Kalaj është grumbulluar sërish nga ana e Inzagit, për të qenë në stol me ekipin e parë.
Lacio do të ndeshet në transfertë ndaj Genoas, atje ku titullar është si gjithmonë Thomas Strakosha. Tashmë pritet shumë debutimi i mbrojtësit tjetër shqiptar, Serxho Kalaj, që vjen nga të rinjtë. Ky i fundit është tjetër lojtar që i përket kombëtares shqiptare dhe gjithçka po e arrin shkallë-shkallë.
Një ndihmë e madhe i vjen padyshim nga trajneri Inzagi, që po i beson jo pak të rinjëve. Strakosha do të merrte vendin e titullarit vetëm falë tij, pasi më parë preferohej Marcheti. Një fat të tillë do e ketë padyshim edhe mbrojtësi 19-vjeçar, Kalaj. /Shqiperia.ch/