
Rangersi ka barazuar pa gola në takimin e djeshëm, në atë ndeshje të zhvilluar në transfertë ndaj Hibernianit. Ekipi i Gerrardit nuk shkoi më tepër se një pikë nga një stadium i vështirë, ku më parë kishte rënë Celtic me rezultatin 2-0.
Megjithatë, ajo që duhet theksuar është fakti që Rangersit i është mohuar një penallti e pastër në minutën e 84. Pasi një gjuajtje që vjen nga jashtë zone, një prej lojtarëve gjen mënyrën më të bukur për të larguar topin që shkonte drejt portës.
Me dorën e zgjatur më shumë nga çfarë duhej dhe krejtësisht e qëllimshme, porta e Hibernianit është mbajtur e paprekur. Arbitri nuk ka parë asgjë duke vazhduar lojën, pavarësisht protestave të futbollistëve të Rangersit, ku luan edhe Eros Grezda, që kërkonin akordimin e penalltisë. /Shqiperia.ch/
No penalty naw? Cool. pic.twitter.com/VgDFXRxMUY
— Rossco (@Rossco5088) December 19, 2018