You are here
Home > Kryefaqja > Ndodh në Kosovë, portieri lë futbollin për aktrimin: U dëshpërova nga pagesat!

Ndodh në Kosovë, portieri lë futbollin për aktrimin: U dëshpërova nga pagesat!

Shpeshherë na ndodh që zgjedhjet tona të devijojnë në momentet që rritemi, për një arsye apo një tjetër. Momenti i duhur për të marrë këtë vendim nuk është kurrë i mirëpërcaktuar. I tillë është edhe rasti i Rexhep Bërbatovci.

Më parë, ai është aktivizuar me Prishtinën(të rinjtë), Flamurtarin, Ulpianën dhe Arbrinë, ndërsa tashmë karriera e tij merr një dimesion tjetër, në aktrim. Rexhep Bërbatovci  e sheh veten nga një portier, duke luajtur në filmat “Azem Galica”, Virus Extrem Contamination”, “Bodrumi”, por edhe në serialin që është ende në transmetim ”Vendlindja ime”. Shkaku për këtë zgjedhje të bërë? Sigurisht, pagesa e ulët në futboll.

“Futbollin e kam pasion, por gjithmonë kam dashur që të bëhem edhe aktor. U largova nga futbolli për aktrim, pasi që u dëshpërova nga futbolli për shkak të pagesave kur dihet se si kanë qenë më herët në Kosovë.

Si futbolli ashtu edhe aktrimi janë pjesë interesante me të cilat janë marr me shumë pasion. Gjithmonë e kam pasur pasion dajën tim, Halil Budakova”, ka thënë për “Insporti”, Bërbatovci. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top