
Ndërsa në Shqipëri mbetet ende i pezulluar kampionati pas vendimit të arbitrave, që kërkojnë sigurinë e jetës dhe evitimin e dhunës në stadiume, një ngjarje e ngjashme ka ndodhur edhe në Angli.
Në vendin që ka ligjet më të ashpra sa i përket hyrjes në fushë së tifozëve, sërish nuk ka evitim të rasteve të shëmtuara. Gjithçka ka ndodhur në takimin mes Birminghamit dhe Aston Vilës. Një tifoz vendas jo vetëm që ka hyrë në fushë, por edhe ka goditur me grusht futbollistin Grealish.
Ishte momenti që “Karma” të funksiononte dhe ashtu ndodhi, pasi i njëjti lojtar, do të dërgonte topin në rrjetë. Këto video janë duke bërë xhiron e mediave angleze, pasi një fenomen i tillë kishte kohë pa ndodhur në nivelet e larta të futbollit. /Shqiperia.ch/
Poetic Justice from Grealish. 👨⚖️ 🙌 #AVFC pic.twitter.com/5PG1isLZPi
— My Old Man Said (@oldmansaid) March 10, 2019