
Diferenca të mëdha, aqsa ndonjëherë kthehen edhe në qesharake. Nuk po e krahasojmë Shqipërinë me ndonjë vend të përparuar e europian, por me “botën e tretë”, Afrikën.
Njerëz me mëndësi të reja dhe që duan ta përparojnë këtë vend, në çdo fushë në të cilën ata shërbëjnë, i mungojnë këtyre trevave, shumë madje. Gjithmonë preferohen njerëz që qëllimin e tyre primar, kanë vetëm mbushjen e xhepave.
Lojtarë që vijnë nga Afrika dhe që cilësohen si talente të vërtetë, ndërsa po këta futbollistë, nuk pranohen as në vendin e dytë. Kjo ka ndodhur me Tiranën, që në sezonin e shkuar blen Keneth Mugunën e Musa Muhamedin nga Gor Mahia.
Trajneri i këtij ekip afrikan, Dilan Kerr, tashmë nuk pranon që këta futbollistë të rikthehen në ekipin e tij, pas kësaj aventure të dështuar. “Ata nuk duhet të duken këtej vërdallë. Tirana ka paguar shumë para për t’i marrë, unë nuk mund të ndihmojë as Mugunën. Ishte vendimi i tij për të braktisur Gor Mahian”, ka thënë Kerr. /Shqipëria.ch/