You are here
Home > Futboll Bota > Ndodh me Shqipërinë dhe prurjet e Panuçit, kur edhe kapiteni ndien frikën e stolit

Ndodh me Shqipërinë dhe prurjet e Panuçit, kur edhe kapiteni ndien frikën e stolit

U bën thuajse 2 vite që Kristian Panuçi drejton Kombëtaren tonë. Paraqitja e kuqezinjve në kompeticionin “Liga e Kombeve”, për të gjithë shqiptarët ishte zhgënjyese dhe shumë larg pritshmërive apo objektivave.

Punën e italianit në drejtimin e Kombëtares çdokush e vlerëson nga ajo që është treguar në fushën e blertë. E deri tani, treguesi është negativ dhe nuk i jep të drejtë Panuçit. Megjithatë, ajo çka mund të veçojmë si një faktor pozitiv, është se italiani ka afruar shumë prurje të reja në çdo repart, kjo për arsye ndoshta edhe të dëmtimeve të shumta në kampin kuqezi. Vihet re një dyndje lojtarësh, më së shumti në repartin e prapavijës, ku futbollistë si Ismajli, Dërmaku, Binaku, Mihaj mund të themi se janë një potencial i fuqishëm në mbrojtjen e Shqipërisë.

Të mos harrojmë se aktivizimi i Mavrajt këtë sezon tek skuadra e Arisit, është shumë i pakët, fakt ky që mund të ndikojë edhe në vendin e tij tek Kombëtarja, ndonëse është kapiteni. Në kompeticionin e “Ligës së Kombeve”, u spikatën afrimet e reja me lojtarët e prapavijës si Ismajli dhe Binaku. Edhe pse Shqipëria pësoi një shifër të lartë golash, të mos harrojmë se është një Kombëtare në tranzicion dhe me lojtarë të rinjë në moshë, që me të vërtë po e ndjejnë sesa e rëndë është ajo fanellë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top