You are here
Home > Kombëtarja > Ndodh me Kasanon! Lë përfundimisht futbollin, askush nuk e beson: Nuk është hera e parë

Ndodh me Kasanon! Lë përfundimisht futbollin, askush nuk e beson: Nuk është hera e parë

Nëse Kasano do e mbante fjalën e tij dhe ato se çfarë thotë në deklarata do të ishin gjithmonë të vërteta, atëherë nuk do të mbërrinim në këtë moment.

Disa kohë më parë, Kasano do të dilte në një konferencë shtypi, duke njoftuar largimin e tij përfundimtar nga futbolli, duke u shprehur se kërkonte të rrinte më pranë familjes së tij. Nuk kaluan as 10 orë, ndërsa varësia nga futbolli, bëri që mesfushori italian të rikthehej dhe të kërkonte ndjesë për fjalët e thëna.

Tashmë e njëjta situatë, për t’u bërë edhe më i besueshëm, Kasano rikthehet me një letër të shkruar, për të faktuar përfundimisht largimin nga fusha e lojës. A do të jetë e vërtetë këtë herë? Pakkush e beson, por deri në momentin që vetë futbollisti nuk ka dalë në konferencë për të përgënjeshtruar ato fjalë të shkruara, mund të themi se nuk do të ketë një “prapakthehu” për të.

“Futbolli mua më ka dhënë shumë. Më ka njohur me njerëz të mrekullueshëm, kampionë të vërtetë dhe njerëz të jashtëzakonshëm. Më ka dhënë një familje të mrekullueshme, por mbi të gjitha më bëri të ndihem i çmendur. Edhe sot kur unë shikoj një ndeshje, ndihem i hipnotizuar. Po e di, me një karakter tjetër, do të kisha qenë edhe më mirë, por më besoni, kam ndierë emocione të papërshkrueshme. Tani familja ime ka përparësi, nuk do të kthehem pas. Tani fillon jeta ime e dytë”, u shpreh Kasano në letrën e tij të lamtumirës nga futbolli i luajtur. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top