You are here
Home > Futboll Bota > Ndodh gjithçka në Skoci! Goditet trajneri dhe portieri, Kamberi u përgjigjet si një…shqiptar(VIDEO)

Ndodh gjithçka në Skoci! Goditet trajneri dhe portieri, Kamberi u përgjigjet si një…shqiptar(VIDEO)

Një derbi që i tejkaloi limitet ishte ai i mbrëmjes së djeshme, atje ku Hearts u ndesh me Hibernianin, në takimin e zhvilluar në kampionatin skocez.

Pritej një ndeshje e zjarrtë dhe përtej pritshmërive shkoi gjithçka. Në Skoci luhet një futboll që në Europë, nuk e gjen lehtësisht, për të mos thënë që nuk ekziston. Fillimisht portieri i Hibernianit është goditur me grusht nga një tifoz, ndërsa futbollisti po shkonte për të marrë topin e për ta rikthyer në lojë.

Nuk mbaron me kaq, me një monedhë është goditur edhe trajneri i Hibernianit, i cili ka mbetur fillimisht i shtrirë përtokë nga goditja që ka marrë. Situata u ndez në maksimum, në momentin që Florian Kamberi tregoi prejardhjen e tij.

Një ndërhyrje tërësisht e gabuar ndaj kundërshtarit, bëri që futbollisti i Hibernianit të ndëshkohej me të kuq, ndërsa në fushë të niste përleshja. Kamberi do u përgjigjej sërish si një lojtar luftarak në fushë, ndërsa do të ishin vetë shokët e tij skuadrës që do e qetësonin dhe shoqëronin për të dalë nga fusha e lojës, që situata të mos shkonte dhe më keq. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top