You are here
Home > Futboll Bota > Ndodh gjithçka në Inter-Napoli/ Serbi që mori vendin e Hysajt i shpëton për fije “burgimit”

Ndodh gjithçka në Inter-Napoli/ Serbi që mori vendin e Hysajt i shpëton për fije “burgimit”

Në takimin mes Napolit dhe Interit që është mbyllur para vetëm pak minutash, rezultati ishte i fundit që mund të mbahet mend. Gjithçka filloi me të kuqin e Kulibalisë, atje ku loja do të vendoste edhe rrjedhën e saj.

Mbrojtësi i ekipit të Napolit ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar sipas arbitrit të takimit, e sapo duartrokitjet sarkastike nisën në drejtimin e këtij të fundit, kartoni i kuq ka dalë para fytyrës së Kulibalisë. Interi do të merrte më shumë terren, ndërsa kundërshtarëve i largohej futbollisti më i mirë nga loja.

Për të vazhduar më tej, edhe Insigne do të braktiste lojën për të dalë me të kuq, teksa disa goditje nga mbrapa këmbës së Keida Baldes, që nuk kishin aspak lidhje me futbollin, ia bën më te lehtë vendimin arbitrit. Futbollisti që ia ka hedhur paq në këto momente gjakënxehtësie, ka qenë padyshim Maksimoviç.

Fillimisht ishte Calejon si mbrojtësi i djathtë, por pas dëmtimit të Hamshik në 20 minutat e para, u aktivizua mbrojtësi serb në vendin ku luan edhe Elseid Hysaj. Në minutat e fundit kur gjithçka kishte kulmuar sa i përket nervave, Maksimoviç tenton të godas me taka në fytyrë një prej futbollistëve të Interit, por fatmirësisht Lazaro ndodhej paksa më larg. Nëse ajo takë e ngritur me qëllim për të dëmtuar shëndetin e zikaltërit do të përfundonte në fytyrën e Lazaros, atëherë një vendim me “burgim” do të merrej për mbrojtësin serb, që do të mbyllte kampionatin para kohe.

Mario Rui ka shpërthyer gjithashtu në fundin e takimit duke kërkuar kontakt fizik me arbitrin e ndeshjes, por do të ishte Ancheloti që do të parandalonte më të keqen. Rezultati? I fundit që të shkon ndërmend mes aq shumë temash për t’u diskutuar, por zikaltërit fituan 1-0. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top