
Një nga mediat më prestigjoze angleze, “Guardian”, ka pasqyruar një nga historitë më të veçanta dhe të pazakonta, që lidhet me futbollin europian. Arsyeja? Sepse tekniku i ekipit bullgar, i CSKA Sofia, e ka ndërruar kombësinë dhe mbiemrin e tij. I quajtur fillimisht Nestor Jevtic, ai e kishte turp faktin që kishte lindur në Beograd në vitin 1983.
Pasi shkoi me familjen që në moshë shumë të vogël në Angli, vendosi në moshën 16-vjeçare që të harrojë dhe ndërroj në një farë mënyre perjardhjen e tij, për shkak se gjithë bota i shihte serbët si agresorë, nga tirani Milosheviç. “Unë vendosa që të largoj prapashtesën “iç”. Po ndihesha si britanik, por gjithashtu më vinte edhe turp për prejardhjen, bota na njihte vetëm si agresorë.
Slobodan Milosheviç, që kishte mbiemër të ngjashëm me mua në prapashtesë, akuzohej për krime lufte. Tani jam “El Maestro” dhe jam mësuar të jetoj me këtë mbiemër”, u shpreh për “Guardian” tekniku i CSKA Sofias. /Shqiperia.ch/