You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Ndjenjat harrohen në fushë, Beqiraj ia thotë hapur Kosovës: Jap më të mirën time

Ndjenjat harrohen në fushë, Beqiraj ia thotë hapur Kosovës: Jap më të mirën time

Futbollistët me origjinë shqiptare që nuk luajnë me përfaqësueset tona janë të shumtë nëpër Europë. Ndër ta është edhe mesfushori me tipare sulmuese, Fatos Beqiraj, i cili është pjesë e Malit të Zi. Këta të fundit do të ndeshen me Kosovën, në datë 7 qershor, sfidë kjo e vlefshme për eleminatoret e kampionatit Europian 2020.

Në një intervistë së fundmi Beqiraj u shpreh se do të jetë e vështirë që do të luajë kundër dardanasve, pasi Kosova është vendi i tij i lindjes. Fatosi veçoi faktin se ai është një futbollist profesionist dhe në këtë përballje do të bëjë të pamundurën që ta fitojë vendi që përfaqëson, Mali i Zi, ku njëkohësisht lavdëron edhe ekipin e Benard Shaland, të cilët kanë një organikë tepër të lartë në përbërjen e tyre.

Përtej ndjenjave të tij, Beqiraj shpreson që të marrë një fitore tepër të çmuar kundër dardanasve, gjë kjo që sipas tij do të ndihmonte shumë përfaqësuesen e Malit të Zi nga ana psikoligjike, për të udhëtuar të qetë në transfertën pasardhëse kundër Republikës së Çekisë.

“Ndaj Kosovës nuk do të jetë një ndeshje e zakonshme për mua, sepse luaj kundër vendit në të cilin jam lindur, familja ime jeton atje. Por, unë e shikoj ndeshjen në aspektin sportiv, do ta bëj më të mirën për të fituar.

Ne duhet ta marrim seriozisht Kosovën, sepse është organizuar në nivele të larta. Natyrisht, ne mund të fitojmë. Gjithashtu, do të jetë e bukur të udhëtojmë në Republikën Çeke pas fitores ndaj Kosovës”, përfundoi Beqiraj./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top