You are here
Home > Kombëtarja > Ndihmësit të De Biazit i prezantohej si peshkatar, Etrit Berisha është lindur për t’u mos harruar

Ndihmësit të De Biazit i prezantohej si peshkatar, Etrit Berisha është lindur për t’u mos harruar

“Herën e parë, që njërit nga bashkëpunëtorit tim i doli përpara, Etrit Berisha ishte duke peshkuar. Ai jetoi dhe luajti në Kalmar ose më mirë jetonte në një fshat peshkimi, në afërsi të qytetit suedez.

Nuk ishte trajnuar me ne kurrë, nuk kishte pasur asnjëherë trajner portierësh. E morëm për ta provuar në një lojë, në një miqësore kundër Iranit, për të kuptuar se çfarë potenciali të jashtëzakonshëm kishte dhe ai e shfrytëzoi menjëherë mundësinë”, shprehej De Biazi kur bënte një nga gjetjet e tij më të mëdha të tij, Etrit Berishën.

Gjatë atyre viteve Shqipëria po vuante për gardianin e portës së saj, një peshkatar i erdhi si zgjidhje. Nuk do të kishte nevojë për të kaluar shumë kohë, Etrit Berisha është një nga ata njerëz që është lindur për t’u mos harruar.

Nuk mund të komentohet ndryshe karriera e portierit të lindur në Prishtinë, që i ka djegur gjithmonë etapat me hapat e një gjigandi. Ndaj Norvegjisë do të ishte një njeri i zbritur nga qielli e që do t’i mrekullonte të gjithë tifozët shqiptarë.

Me të në portë, Shqipëria nuk mund të pësonte lehtësisht, ajo krizë e mëparshme në portë, nuk ekzistonte më, krejtësisht në mënyrë të papritur.  Tashmë koha kalon dhe shqiptarët janë të tërhequr pas një ylli të ri që po shfaqet në qiellin shqiptar, Thomas Strakosha.

Berisha nuk ndodhet në një moment të mirë dhe nëse ka një gjë që ne na mungon në Shqipëri, është mbështetja e pakushtëzuar kundrejt personave që e meritojnë këtë mundësi. Nëse nuk je mirë, askujt nuk i duhesh, kjo është mëse e qartë.

Por për tifozët shqiptarë, Etrit Berisha vazhdon të ngelet po ai “shpëtimtari”, që kur Kombëtarja kishte nevojë për të, shqiptari i Kosovës gjendej aty, për t’u hedh nga njëri skaj i portës e në tjetrit, e për të fituar në mënyrë të merituar duatrokitjet e gjithë njerëzvë të pranishëm në stadium.

Strakosha e ka venitur disi rëndësinë e Etrit Berishës, forma që tregoj ndaj Izraelit bëri që porta e Shqipërisë të mos e ketë një çështje për ditën e sotme, megjithëse flasim për dy konkurrentë të fortë. Sido të shkojë, Etrit Berisha është lindur për t’u mos harruar lehtësisht, vetë karriera e tij e dëshmon këtë gjë. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top