
Shqipëria ka fituar ndaj Moldavisë me rezultatin 2-0, për të mbajtur ende gjallë shpresat e një kualifikimi të mundshëm në Europian. Takimet e rradhës do të jenë vendimtare, ndërsa gjithçka pritet të jetë më e qartë në tetor.
Tani nisin edhe ndeshjet e vërteta, pasi Shqipëria në përballjen e rradhës do të udhëtojë për t’u ndeshur në Francë. Bëhet fjalë për datën 7 shtator, ndërsa vetëm tre ditë më vonë, do të presim në shtëpi Islandën.
Ndërkohë në mesin e muajit tetor, do të kemi edhe dy transferta të tjera, fillimisht me Turqinë dhe pastaj me Moldavinë. Këto kualifikuese do të mbyllen në nëntor, me kryendeshjen Shqipëri-Francë. /Shqiperia.ch/