Peskara ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 ndaj Livornos, në një ndeshje e cila mund të cilësohet si jo normale për Serinë B.
Kjo pasi në këtë takim janë akorduar tre penallti, ku vetëm e para është humbur nga ana e miqëve, ndërsa dy të tjerat të akorduara për Peskarën kanë përfunduar në rrjetë. Megjithatë ajo që i intereson tifozëve shqiptarë nga kjo ndeshje, është fakti që mesfushori Memushaj ka luajtur për 90 minuta.
Futbollisti shqiptar nuk ka qenë në lartësinë e duhur në kohët e fundit, edhe për shkak të mungesave të aktivizimit, prandaj besimi i vendit të titullarit, është edhe një lehtësim për Panuçin përpara Ligës së Kombeve. /Shqipëria.ch/