You are here
Home > Futboll Bota > Ndeshje jo normale, por Memushaj lehtëson Panuçin përpara Ligës së Kombeve

Ndeshje jo normale, por Memushaj lehtëson Panuçin përpara Ligës së Kombeve

Peskara ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 ndaj Livornos, në një ndeshje e cila mund të cilësohet si jo normale për Serinë B.

Kjo pasi në këtë takim janë akorduar tre penallti, ku vetëm e para është humbur nga ana e miqëve, ndërsa dy të tjerat të akorduara për Peskarën kanë përfunduar në rrjetë. Megjithatë ajo që i intereson tifozëve shqiptarë nga kjo ndeshje, është fakti që mesfushori Memushaj ka luajtur për 90 minuta.

Futbollisti shqiptar nuk ka qenë në lartësinë e duhur në kohët e fundit, edhe për shkak të mungesave të aktivizimit, prandaj besimi i vendit të titullarit, është edhe një lehtësim për Panuçin përpara Ligës së Kombeve. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top