Një ndeshje e çmendur mund të konsiderohet ajo e djeshmja, ku Mançester Junajtid ka humbur me rezultatin 0-3 ndaj Totenhemit.
“Djajtë e kuq” kanë zhvilluar një pjesë të parë thuajse fantastike ndaj skuadrës së Poketinos, por ajo që ka munguar ishte konkretizimi përpara portës kundërshtare. Lukaku ka falur një rast flagrant në fillimin e ndeshjes, teksa i vetëm me portën e boshatisur nuk ka arritur të shtyjë topin më tej.
Më pas 45-minutshi i dytë është kthyer në një “makth” për ekipin e Murinjos, që ka pësuar disfatë me 3 gola të pësuar. Tashmë stoli i teknikut portugez është më i rrezikuar se kurrë dhe largimi i tij nga Mançester Junajtid duket vetëm çështje kohe. /Shqipëria.ch/