
Një ndeshje e veçantë do të jetë ajo e nesërmja për Thomas Strakoshën, që me duart e tij mund “të fundos” vëllain e trajnerit dhe njëkohësisht legjendën e Milanit.
Ekipi lacial do të ndeshet në transfertë ndaj Bolonjës, që drejtohet nga ana e Filipo Inzaghit. Vëllai i trajnerit të kryeqytetasve, luan shumçka në takimin e nesërm. Pavarësisht se drejtuesit e skuadrës i ofruan mbështetje edhe në atë moment të vështirë që po kalon, një shthurje dhe zhgënjim në rezultat, do të sillte pasoja katastrofale.
Jo pak varet edhe nga Thomas Strakosha një gjë e tillë, që do të jetë sërish nga minuta e parë. Mbetet të shihet përfundimi, mes dy vëllezërve që do të takohen në Serinë A në momentin më të keq të mundshëm, pasi është duke u diskutuar jo pak për largimet e tyre nga ekipet respektive. /Shqiperia.ch/