You are here
Home > Kombëtarja > Ndeshja e turpit të Greqisë dhe patriotizmit të sëmurë me shqiptarët, të paktën shpëton Ergys Kaçe

Ndeshja e turpit të Greqisë dhe patriotizmit të sëmurë me shqiptarët, të paktën shpëton Ergys Kaçe

Panathinaikosi do të përballet këtë javë në kampionat ndaj AEK, në një sfidë me rëndësi të veçantë pasi flasim për një derbi të ndezur, ku fitorja më shumë sesa tre pikë ndihmë në renditje, është një detyrim për tifozët. Por nëse e marrim në aspektin e futbollistëve shqiptarë, kjo do të jetë një ndeshje shumë e veçantë. Kjo për të vetmen arsye, pasi këtu dëshmohet më së miri patriotizmi i sëmurë i grekëve, që ra mbi shpinën e futbollsitëve shqiptarë.

Në kohën kur Kaçe luante me Paokun dhe ishte mes Greqisë dhe Shqipërisë, mesfushori ynë ishte nga më të mirët dhe më premtuesit. Sapo Ergysi zgjodhi t’i bashkohej kuqezinjve, atëherë morri fund edhe karriera e tij te Paoku, duke kaluar shumë peripeci të ndryshme.

E njëjta gjë ndodhi edhe me Ajdarin, që me AEK ishte një futbollist që aktivizohej gjithmonë, megjithëse jo titullar i padiskutueshëm. Sapo iu bashkua Panuçit në grumbullim, mesfushori shqiptar mund t’i shoh ndeshjet nga stoli në rastin më të mirë.

Meqë jemi në kohët e patriotizmit të sëmurë që shteti fqinj vazhdon të tregojë, këto janë dy rastet më të mira që politika e tyre është përdorur në futboll. Të paktën këtë herë, është Ergys Kaçe ai që pritet në fushë me fanellën e Panathinaikosi, ndërsa Ajdari duhet të lutet që ta shoh ndeshjen të paktën nga pankina. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top