
Ekipi i Winterthurit ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat, këtë herë duke mundur Vaduzin me rezultatin 2-1. Taulant Seferi ka qenë sërish protagonist për Winterthurin, duke shënuar golin e dytë të skuadrës në pjesën e parë.
Megjithatë, një incident dhe situatë e pazakontë ishte ajo përpara nisjes së takimit. Një ndërtesë e vogël e cila ndodhej brenda stadiumit, ka marrë flakë duke u djegur terësisht. Por pavarësisht kësaj, asgjë për t’u shqetësuar dhe nënvizuar, ndërsa ndeshja ka vazhduar normalisht në ritmin e saj, për të dhënë konkluzionin që ne ndoshta e dinim prej kohësh: Taulant Seferi.
Ky njeri nuk e njeh ndaljen për të gjetur rrjetën, duke qenë gjithmonë një futbollist vendimtar për skuadrën e tij. Një futbollist si Seferi, nuk e ndalojnë as flakët, Shqipëria e pret krahëhapur në nëntor. /Shqiperia.ch/
?? Ça brûle au stade à Winterthour quelques minutes avant le coup d’envoi du match face à Vaduz. Décision de renvoi ou non à 20h. Si le match est maintenu, pas de coup d’envoi avant 20h30. En direct sur Teleclub Zoom! pic.twitter.com/mYoFNxWOcw
— Teleclub Sports Romandie (@TeleclubSports) October 19, 2018