
Një tjetër humbje ndaj Francës në ditën e djeshme, për të ardhur në një përfundim që në Gjermani e kanë nxjerrë prej kohësh: “Asgjë nuk po funksionon”.
Pancerat nuk janë më ata që kanë qenë më parë, ndërsa humbja është rezultati i përhershëm që futbollistët marrin gjatë 90 minutave. Shpjegimi? E vështirë duket fillimisht, por lehtësohet nëse i hedhim sytë më mbrapa.
Gjermania sakrifikoi aq shumë për të qenë e plotfuqishme në arenën ndërkombëtare dhe ashtu ndodhi. Deri në momentin që loja e tyre e konsumuar filloi të kuptohej dhe deshifrohej lehtësisht nga kundërshtarët, aqsa ndaljen e tyre e kanë bërë më të thjeshtë se më parë.
Një ekipi që i humb befasia, nuk mund të pretendojë më shumë. Gjithashtu emrat e mëdhenj që të ofron kjo Kombëtare, jo vetëm që nuk kanë dëshirë për të luajtur, por nuk të thonë asgjë në fushën e lojës. Joakim Lëv e provoi disi me tallje, pa e marrë shumë seriozisht, por në Kupën e Konfederatave, vetëm me lojtarët e rinjë arriti të bënte çudira. Pancerat jo vetëm që u shpallën fituesit absolut, por mbi të gjitha e merituan suksesin e arritur duke dominuar të gjithë kundërshtarët, pavarësisht se në lojë paraqiteshin me të rinjtë.
Derisa “garda e vjetër” u rikthye dhe përfundimi është i ditur, për të mbërritur në këtë pikë ku jemi dhe për të dreqosur gjithë punën. Thjeshtë dhe qartë, kërkohet ndërrimi i brezave. Kjo ide nuk është po qarkullon vetëm brenda kësaj Kombëtare, nëse mund ta quajmë të tillë, por edhe te klubi i Bajernit, që ndodhet në të njëjtën gjendje.
E këtu rrezikon jo pak edhe Shqipëria. Shumë talente që mund të përdoreshin shumë mirë nga kuqezinjtë, ata më premtuesit, ndodhen përpara rrezikut e një grumbullimi nga Gjermania. Flasim për emra të tillë si Meritan Shabani, që është rritur te akademia e Bajernit, për emra si Florent Muslija, që shënon që në debutim me Hanoverin në Bundesligë dhe i çmend gjermanët me vetëm 20 minuta loje. Këtu pa harruar edhe Rexhbecaj, talenti i Wolfsburgut që premton po aq shumë për të ardhmen e futbollit. Gjtihmonë në këtë rrezik konstant, nuk mund të ketë qetësi për tifozët shqiptarë. /Shqiperia.ch/