You are here
Home > Kombëtarja > Ndërhyrje të ashpra ndaj Grezdës, e rrezikojnë sulmuesin para Kombëtares

Ndërhyrje të ashpra ndaj Grezdës, e rrezikojnë sulmuesin para Kombëtares

Rangersi ka marrë një barazim zhgënjyes ndaj Kilmarnock, ndërsa nuk kanë arritur më shumë se shifrat 1-1. Tashmë duket se ekipi i Gerrard i ka larë duart me titullin, që edhe këtë herë i përket Sëlltikut.

Nga ana tjetër, pas një kohe të gjatë është rikthyer sulmuesi shqiptar, Eros Grezda. Në minutën e 46 është aktivizuar ky futbollist në fushën e lojës, duke treguar një formë pozitive. Megjithëse pa arritur të lërë gjurmën e tij, Grezda ka qënë një shqetësim konstant për rivalët.

Një “mirëseardhje” i është dhënë këtij lojtari në futbollin skocez, ndërsa në minutën e 80 ka pësuar edhe një ndërhyrje të ashpër direkt në këmbët e tij. Pak lidhje dhe dëshirë kishte kundërshtari për të kapur topin dhe shumë për këmbët e Grezdës. Një tjetër moment i tillë është paraqitur edhe në minutën e 90, gjithsesi lojtari shqiptar është ngritur sërish për të vazhduar lojën, ndërsa ka ende pak ankth për të parë formën fizike të këtij futbollisti me Kombëtaren. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top