You are here
Home > Kombëtarja > Ndërhyrje për “burg” me të dyja këmbët e pa mëshirë, sa frikë për Grezdën në Skoci

Ndërhyrje për “burg” me të dyja këmbët e pa mëshirë, sa frikë për Grezdën në Skoci

Një kalim në Skoci i Eros Grezdës që mori vëmendjen e të gjithë tifozëve shqiptarë në merkaton që lamë pas.

Flitej për një ekip historik si Rangersi, e për më tepër për një trajner me histori akoma edhe më të madhe, si Steven Gerrard. Tifozët e klubi skocez kanë nisur që tani të dashurohen me talentin shqiptar, megjithëse e kanë parë këtë të fundit vetëm pak minuta në fushën e lojës.

Shpejtësia dhe stili i tij i lojës në krahë, bën që të gjithë tifozë të “cmenden” pas tij. Megjithatë një lojë e tillë ne futbollin skocez, është thikë me dy presa. Megjithëse skocezët shquhen për gjakftohtësinë e tyre, në një moment kur lojtarët dalin nga normalja e tyre, përfundojnë edhe në ndërhyrje ekstreme, në Skoci janë para shpesh skena të tilla.

Në ndeshjen e fundit të Sëlltikut ndaj Aberdeniti e përfunduar me rezultatin 1-0, këta të fundit kanë bërë një ndërhyrje që cilësohet për “burg” ndaj lojtarit të Sëlltikut. Me  të dyja këmbët dhe pa mëshirë, një karrierë që mund të përfundonte, Eros Grezda duhet të ketë kujdes në Skoci. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top