
Naser Aliji vazhdon të luajë minuta të plota në Rumani, me ekipin e njohur Dinamo e Bukureshtit. Megjithatë kjo skuadër nuk ndodhet në momentin e saj më të mirë, ndërsa i duhet të luftojë për “Play Off” me vendet e fundit të renditjes.
Mbrojtësi shqiptar ishte një nga gjërat më të bukura që i ka ndodhur rumunëve gjatë kohëve të fundit, ndërsa u rezultoi si një transferim i arrirë, ndërsa të gjithë prisnin largimin e tij. Këtë herë futbollisti i Kombëtares ka luajtur për 90 minuta në transfertë ndaj Calarasit. Një tjetër paraqitje pozitive e Alijit, që hedh kandidaturën për të zëvendësuar Agollin te kuqezinjtë.
Ndërkohë trajneri Rednik kërkon të ruaj qetësinë te skuadra në këto moment të vështira: “Ne duhet të jemi vetëm të qetë, pasi kualitetet i kemi dhe këtë do e tregoj koha”, ka thënë pas ndeshjes trajneri i Dinamos së Bukureshtit. /Shqiperia.ch/