You are here
Home > Kryefaqja > Napolit nuk i duhet më Hysaj, me këto para De Laurentis do të blejë një bomber

Napolit nuk i duhet më Hysaj, me këto para De Laurentis do të blejë një bomber

Në vazhdim të merkatos, orët e fundit po bëhen mjaft të nxehta për situatën e Elseid Hysaj. Mbrojtësi i Kombëtarës së Shqipërisë është më valixhe në duar. Skuadra e Napolit i ka bërë dalje me kohë 25 vjeçarit duke bërë që Hysaj të skarifikohet për ekipin. Madje edhe për faktin se mbrojtësi shqiptar nuk ka bindur Anchelotin dhe stafin drejtues. Roma është destinacioni kryesor i Elseid Hysaj teksa kontaktet mes agjentit të tij dhe ekipit kryeqytetas vazhdojnë.

Mbi situatën e mbrojtësit shqiptar ka folur edhe gazetari RAI, Paolo Paganini. Eksperti i merkatos ka bërë një analizë të detajuar për Hysajn duke dalë në konkluzionin se Napolit nuk i duhet më Hysaj dhe se me paratë e tij drejtuesit do të investojnë për një bomber. Mes tyre, duket se të ardhurat nga Hysaj do të shkojnë për afrimin te Napoli të  James Rodrigues ose Mauro Ikardin.

“Ditët e fundit Mario Giuffredi, agjent i Elseid Hysaj, po i intensifikon marrëdhëniet e tij me Petrachi, drejtorin sportiv të Romës  dhe vlerësohet mundësia e afrimit të shqiptarit  me fanellën e Romës . Fillimisht mbrojtësi u pëlqeu nga Atletico Madrid, por spanjollët  nuk i kishte kënaqur kërkesa e Napolit. Kështu që tani mbetet për tu parë nëse ofertat që do të vijnë nga kryeqyteti  mund t’i interesojnë klubit napolitane. Napoli për Hysaj kërkon të paktën 25-28 milion euro, një shifër që do të ri-investohet plotësisht nga De Laurentiis në treg për të marrë një bomber, pasi Napoli në mbrojtje ka Di Lorenzo, Malcuit si dhe Maksimovic”- ka thënë Paganini./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top