
Karriera e Elseid Hysajt mund të thuhet pa asnjë diskutim që është në kulmin e saj, teksa mbrojtësi shqiptar ndodhet në një ekip si Napoli, që kohët e fundit ka qenë rivali më dinjitoz i Juventusit për titullin kampion.
Pavarësisht disa luhtatjeve që shpeshherë kanë pasur napolitanët, e përgjithshmja ka folur në mënyrë pozitive për futbollistin shkodran. Gjithmonë aty, fillimisht për të ndalur futbollistët kundërshtarë dhe më pas për të marrë pjesë në aksionet sulmuese, megjithëse në këtë të fundit ka ende shumë për të përmirësuar.
Te Napoli e kanë gjithçka të qartë, kontrata e re e Hysajt do të bëhet në atë mënyrë, sa largimi i tij të jetë thuajse i pamundur falë klauzolës së lartë. Sipas asaj që raportojnë mediat pranë klubit italian, nëse ekipe të ndryshme do të shfaqin interesin e tyre për Elseid Hysajn, atëherë duhet të bëjnë gati 150 milionë euro për të prishur kontratën që ky futbollist ka me klubin aktual. /Shqipëria.ch/