
Bëhet gjithmonë e më i sigurt largimi i Elseid Hysajt nga skuadra e Napolit. Zërat për një kalim të mundshëm të shkodranit në Angli kanë kohë që qarkullojnë, ndërsa tani duket se edhe vetë drejtuesit e Napolit e kanë pranuar këtë fakt.
“Gzzetta dello Sport” shkruan se drejtuesit e Napolit e kanë gjetur tashmë lojtarin e ri të krahut të djathtë të mbrojtjes, që do të zëvendësojë Hysajn, të palëvizshëm në formacionin e trajnerit Sarri. Bëhet fjalë për Bartosh Berezinski, 25-vjeçarin e Sampdorias, që ka impresionuar në këtë sezon.
Mbrojtësi ka folur me patriotët e tij polakë të Napolit, Milik dhe Zielinski. Do të ishte një blerje pa kosto të lartë për Napolin dhe kështu Hysaj duket se do ta vazhdojë diku tjetër karrierën e tij. Vetëm qëndrimi i trajnerit Sarri ndoshta do ta ndryshonte situatën, por edhe kjo ka pak gjasa të ndodhë. / Vipsport.al