
I gjithë sezoni i Ançelotit te Napoli mund të konsiderohet si një dështim. Për ta nisur që nga kampionati, te “Champions League” dhe për të përfunduar me “Europa League”.
Ndërkohë nuk kishte sesi të rritej edhe vlera e shkodranit, Elseid Hysaj, që ka kaluar një sezon të vështirë te Napoli. Në disa javë ka përfunduar në stol, duke mos pasur asnjë minutë të vetme në fushën e lojës. Më parë vlera e mbrojtësit kuqezi varionte nga 45-50 milionë euro. Ndërsa së fundmi “Il Matino” raporton se Hysaj do të largohet nga Napoli me vlerën e 25 milionë eurove. Duke parë çmimin që i është caktuar, atëherë futbollisti kuqezi do të largohet në merkaton e verës. /Shqiperia.ch/