You are here
Home > Kombëtarja > Na ndajnë pak ditë nga lista, këto janë afrimet e reja që priten te Shqipëria

Na ndajnë pak ditë nga lista, këto janë afrimet e reja që priten te Shqipëria

Takimi me Turqinë afron gjithmonë e më tepër, ndërsa me kuriozitet të madh pritet edhe lista e Panuçit. Shqipëria do të ketë menjëherë një përballje “ferri”, për kualifikueset e Europianit prandaj nuk do të ketë vend për shumë eksperimente.

“Do të qëndrojmë bazën tonë. Pak të rinjë do të jenë”, u shpreh Panuçi para pak kohësh. Por për cilët emra bëhet fjalë? Sipas të gjitha gjasave, dy janë emrat e garantuara për të qenë për herë të parë në listën e Kombëtares.

Tomas Guidara dhe Fiorin Durmishaj shihen si afrimet e reja për Turqinë, duke e pasuruar organikën tonë. Gjithashtu edhe Keidi Bare do të jetë një vlerë e shtuar, për të përmbyllur në këtë mënyrë, një prurje të re në çdo repart. Megjithëse ka vend edhe për ndonjë surprizë, por Panuçi ka mjaftueshëm prurje aqsa të mos e kërkoj më shumë eksperimentin. Abrashi, Kukeli, Sadiku dhe Roshi mund të rikthehen pas shumë kohësh te kuqezinjtë, ndërsa tekniku italian nuk e ka pasur luksin të luaj më parë me ta. Pra e thënë më saktësisht, afrimet e reja me Turqinë janë garda e vjetër. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top