You are here
Home > Kombëtarja > Na dërgoi në Europian dhe zyrtarizohet te APOEL, flet Lila: Nuk kisha parë si Tramezzani!

Na dërgoi në Europian dhe zyrtarizohet te APOEL, flet Lila: Nuk kisha parë si Tramezzani!

Jo vetëm De Biasi, historia e tregon. Me largimin e Paulo Tramezzanit, diçka shkoi keq në kombëtaren shqiptare. Dyshja e trajnerëve nuk ishte më njësoj dhe kjo u ndie edhe në rezultatet e kuqezinjve, të cilat pësuan rënie drastike.

Paulo Tramezzani vlerësohet si një trajner fantastik nga personat që kanë punuar me të. Një njeri i madh mbi të gjitha, që kërkon raporte sa më të afërta me lojtarët, por pa harruar punën, duke iu përkushtuar 24 orë kësaj të fundit.

Këtë herë është Andi Lila, në një prononcim për “Kerkida.net”, që u tregon tifozëve të APOEL-it, se kanë zgjedhur më të mirin në Europë, pasi i tillë do të jetë Tramezzani pas pak vitesh, sipas futbollistit shqiptar.

“Ne kemi punuar për shumë vite me Tramezzanin. Ai është një person shumë i mirë dhe ka një karakter të veçantë. Një nga trajnerët më të mirë më të veçantë që unë jam stërvitur dhe kisha parë ndonjëherë në karrierë. E rëndësishme të shihet ajo që  ai bëri me ne. Një trajner që punon 24 orë në fushën e lojës, për të bërë atë që dëshiron ai. Unë mendoj se Tramezani do të jetë një nga trajnerët më të mirë në Europë pas 5-6 vitesh”, u shpreh Lila./ Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top