
Tashmë është zyrtare, Valdrin Mustafa i është bashkuar ekipit të Hanoverit. Pas shumë vitesh si pjesë e K’laurtern, sulmuesi shqiptar do të bëhet pjesë e skuadrës së Bundesligës. Fillimisht në ekipin e saj të dytë, për të synuar më pas debutimin në ekipin e parë.
Do të ishte vetë futbollisti në fjalë që do e bënte zyrtare kalimin e tij në “Instagram”: “Përshëndetje miqtë e mi, pas 4 vjetësh në fanellën e demonëve të kuq, kam vendosur të pranoj një sfidë të re. 4 vjet në FCK më kanë formuar personalisht si një lojtar e si një person. Ju faleminderit që më keni shoqëruar në këtë rrugë dhe më keni përkrahur plotësisht. Unë jam duke pritur për sfidën time të re sportive në Hannover 96 dhe shpresoj që ju të vazhdoni të më mbështesni me energji”.
Futbollisti që bën pjesë tek të rinjtë e Shqipërisë, ka pasur kontakte edhe nga Gjermania, por ka preferuar atdheun e tij. Mustafa mund të shërbej si një leksion i pastër edhe për talentin tjetër shqiptar te Hanoveri, Florent Muslija. Ky i fundit ka zgjedhur të përfaqësoj të rinjtë e Gjermanisë, por padyshim që është ende në kohë për të ndryshuar zgjedhjen, ndërsa i përket një kalibri të lartë.
Pak kohë më parë Muslija u shpreh i apasionuar pas mafias shqiptare, ndërsa Mustafa duhet t’i tregojë djaloshit në fjalë, se Shqipëria ka gjëra edhe më të bukura, se ana e saj më e errët. /Shqiperia.ch/