You are here
Home > Futboll Bota > Muslija si Toma/ Do të lërë Gjermaninë, Shaland me të drejtë: Mediat i bëjnë presion lojtarëve

Muslija si Toma/ Do të lërë Gjermaninë, Shaland me të drejtë: Mediat i bëjnë presion lojtarëve

Trajneri i Kosovës, Shaland, përveç saktësisë së madhe që ka në skema dhe rezultateve pozitive që merr me dardanët, është po aq preçiz edhe sa i përket fjalëve të tij në disa raste.

Një problematikë që e ka shtruar që në ditën e parë kur ka mbërritur te Kosova, është presioni që u bëhet lojtarëve nga mediat. “Kështu na prishet puna. Ne kontaktojmë lojtarët dhe mjafton vetëm një takim, për ta zyrtarizuar te Kosova. Pastaj prindërit tërhiqen dhe njerëzit e quajnë tradhëtar lojtarin”, ka thënë para pak kohësh Shaland.

Kjo situatë ndodhi para pak kohësh me Hadërgjonaj dhe Tomën. Kur asnjë prej lojtarëve nuk kishte vendosur sa i përket përfaqësueses, e sidomos Bastien Toma, mori dhenë lajmi se të dy futbollistët kishin pranuar të ishin pjesë e Kosovës.

E gjitha një fantazi e mediave, që shtonin presionin te protagonistët në fjalë. E njëjta gjë duket se ndodh edhe me Florent Muslijën. Mesfushori i talentuar luan me Hanoverin dhe ka një potencial të jashtëzakonshëm për të ardhmen. Në mënyrë disi të pakuptimtë, mediat e kanë zyrtarizuar se Muslija do t’i bashkohet Kosovës, por vetëm vitin e ardhshëm kur të luhet gjysmëfinalja e “Ligës së Kombeve” ndaj Maqedonisë.

Në një intervistë për “Zëri”, një përfaqësues i FFK-së, Rino Havolli, u shpreh se në këtë rast ka pak të vërtetë.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm më Florentin. Menaxheri i Përfaqësueses, Bajram Shala është në kontakt me babin e tij. Babai i tij ka qenë në Kosovë dhe e ka parë ndeshjen e fundit me Bullgarinë. Mund të them se ende nuk ka vendosur Florenti se a do të luajë apo jo për Kosovën”, shtoi Rinor Havolli. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top