You are here
Home > Bundesliga > Muslija, i çmenduri…Muslija/ Tjetër gol i pazakontë me Hanoverin, Shqipërisë i do flinë dhe mafian(VIDEO)

Muslija, i çmenduri…Muslija/ Tjetër gol i pazakontë me Hanoverin, Shqipërisë i do flinë dhe mafian(VIDEO)

Florent Muslija nuk shënon rregullisht, por golat e tij janë për t’u vendosur në kornizë. Pasi ka dhuruar spektakël më parë me Hanoverin dhe të rinjtë e Gjermanisë, duke shënuar në mënyrë të bukur nga goditja e dënimit, “viktima e radhës” ishte Zulte Waregem.

Pavarësisht se takimi me belgët përfundoi me rezultatin 3-3, goli i talentit shqiptar nuk ka nevojë për shumë diskutime. Pasi ndodhej në këndoren e krahut të majtë e të gjithë prisnin një krosim, Muslija e dërgon topin në rrjetë pa shumë probleme, pasi tashmë realizime të tilla janë bërë pjesë e repertorit të tij.

Në këtë lojtar ka shumë talent dhe kjo është mëse e qartë, megjithëse është e vështirë që gjithë ky potencial, të vihet në shërbim të Shqipërisë. Për momentin, ashtu siç vetë Muslija do të shprehej për “Sportbuzzer”, Shqipërisë i pëlqente mafian dhe flinë, ndërsa për të tjerat, përfaqësimi i të rinjëve të Gjermanisë duhet të jetë një tregues i qartë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top