
Ditën e djeshme përfaqësuesja e Kosovës arriti të merrte fitoren e dytë rradhazi në “Ligën e Kombeve” duke mposhtur Maltën me rezsultatin 3-1. Me fitoren e djeshme dardanasit gjenden në vendin e parë me 7 pikë duke e udhëhequr grupin e tyre.
Ajo çka u vu re në sfidën e djeshme, ishin rastet e shumta të shpërdoruara nga dardanasit, sidomos në pjesën e parë. Për t’u veçuar ishte aksoini i sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi. Ai nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë me portën e boshtatisur, ndërsa pas goditjes së sferës ai u kthye të festonte për golin, por më kot, topi nuk kishte hyrë në rrjetë. Një rast disi flagrant ky, por pavarsisht këtij rasti, Kosova arrti tja dilte.
“Nuk e di as vet pse nuk shënova, fillova të kthehem për të nisur festën, por kur e pashë topi nuk ishte në rrjetë. Arrita të shënoj në pjesën e dytë dhe jam i lumtur për ketë. Është koha tani të mendojmë për Ishujt Faroe dhe të përgatitemi sa më mirë. Në ndeshjen tjetër besoj se do të fitojmë dhe të bëjmë hapin e madh për kualifikim”, u shpreh Muriqi pas ndeshjes. /Shqiperia.ch/