
Prej disa ditësh në Turqi qarkullojnë lajmet se Fenerbahce është në kërkim të një sulmesi. Jo thjesht një lojtari në atë repart por të një “9-shi” të vërtetë, i cili duhet të udhëheq sulmin. Paraqitjet e fundit të Vedat Muriq duket se nuk po kënaqin lehtë drejtuesit e skuadrës turke. Nisur nga kjo situatë, Femerbaçe është vënë në ndjekje të Munas Dabbur.
Sulmuesi izraelit është transferuar këtë verë nga Salzburg te Sevilla. Në Austri gjatë dy sezoneve Dabbur ka shënuar 42 gola në 61 ndeshje. Ndërsa në Spanjë sulmesi nuk është grumbulluar në dy ndeshjet e para të kampionatit duke dhënë shënjat e para se Sevilla është penduar për transferimin. Fenerbahce do të përfitojë nga ky rast duke vazhduar të kërkojë afrimin e Dabbur.
Një afrim i tillë do të vinte në pikëpyetje pozicionin e Vedat Muriq. Sulmesi po kalon momente të mira në këtë fillim kampionati, por merkatoja mund të përmbysë gjithçka./Shqiperia.ch/