You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Muriqi mund të sakrifikohet, për shkakun e Galatasarait

Muriqi mund të sakrifikohet, për shkakun e Galatasarait

Një nga sulmuesit më produktiv shqiptar, natyrisht që është edhe Vedat Muriqi. Ky i fundit është pjesë e skuadrës turke të Rizesport, teksa ka arritur tu zhvillojë një sezon fantastik këtë vit futbollistik. Ndonëse nga fundi i kampionatit, ka ende dhe 4 sfida për tu luajtur, mendohet se në ndeshjen e ardhshme që ka ekipi i Rizesporit, pritet që Vedati mund të jetë i sakrifikuar.

Kjo ndodh për arsyen sepse sulmuesit dardanas i duhet edhe një karton për t’u pezulluar në ndeshjen pasardhëse, që i llogaritet të jetë përballja e rëndësishme kundër Gallatasarait. Për këtë arsye, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës pritet që të mungojë këtë fundjavë, edhe pse është më i rëndësishmi në ofensivën e Rizesporit.

Kujtojmë që gjigandët e Gallatasarait kanë shfaqur interesim të vazhdueshëm për të marrë pranë tyre Vedat Muriqin, por ende pa mundur të konkretizojnë këtë tratative. Njëkohësisht për të zyrtarizuar ofertën në drejtim të 25 vjeçarit dardanas, duhet që të presin deri në merkaton e verës, pasi kjo është e vetmja mundësi për të arritur një marrëveshje si me lojtarin, ashtu edhe me ekipin që zotëron kartonin e tij, Rizesporit. Këtë edicion futbollistik në kampionatin turk, Vedat Muriqi ka qënë pjesë e 30 sfidave të luajtura, ku ndër to ka mundur të finalizonë plot 13 herë dhe njëkohësisht të dhurojë edhe 7 asist./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top