You are here
Home > Kryefaqja > Muriqi është “viktimë” e portierit të pestë, e kishin paralajmëruar në Angli

Muriqi është “viktimë” e portierit të pestë, e kishin paralajmëruar në Angli

Notingham Foresti është duke luajtur përballë Fulhamit në transfertë, atje ku është duke fituar me rezultatin 0-2. Një ndryshim te skuadra e Notingham Forestit do të vinte edhe në portë, atje ku e ka nisur si titullar Samba për herë të parë.

Pikërisht portieri i pestë që nënshkroi me skuadrën angleze së fundmi, që më parë ishte pjesë e Kaenit në Francë. Muriqi u kthye në qendër të kritikave që në ndeshjen e parë, ndërsa dy gabimet e tij do t’i kushtonin edhe humbjen skuadrës.

Por edhe në përballjet e mëvonshme, nuk do të bindte tërësisht në Angli. Mediat janë shprehur se në momentin kur Muriqi del nga porta apo grushton disa topa qëndror që janë për t’u thithur, duhet të mbrosh sytë. I gjithë ky presion reflektoi edhe te vendimi i trajnerit, që largoi gardianin shqiptar nga vendi i titullarit, megjithëse ishte shprehur se një gjë e tillë nuk do të ndodhte. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top