You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Muriqi e gjen sekretin në Turqi, arrin të shënojë sërish e t’i kthehet kohëve të arta

Muriqi e gjen sekretin në Turqi, arrin të shënojë sërish e t’i kthehet kohëve të arta

Menjëherë pas përfundimit të sfidave të Kombëtareve, lojtarët shqiptarë u janë bashkuar klubeve të tyre respektive në ligat e ndryshme të Europës. Ditën e sotme sulmuesi i përfaqësueses dardanase, Vedat Muriqi, i cili është pjesë e skuadrës së Rizesporit që militon në “Superligën” e Turqisë, ka arritur të finalizojë golin e avantazhit për të tijët.

Muriqi është rikthyer menjëherë protagonist tek skuadra e tij, teksa para pak çastesh i ka dhënë avantazhin e përkohshëm skuadrës së tij të Rizesporit. Sulmuesi 24 vjeçar arriti të zhbllokonte shifrat e takimit në minutën e 61, pas një asisti të marrë nga krahu i djathtë nga shoku i tij i skuadrës.

Vedati arriti të mposhte portierin kunëdrshtarin me një diagonal që ishte e pamundur të pritej. Me këtë gol të realizuar, sulmuesi dardanas shkon në 4 finalizmie në këtë sezon në kampionatin turk. Kujtojmë që sfida midis Sivasspor dhe Rizespor, përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1. Me këtë pikë të marrë skuadra e Muriqit gjendet në vendin e fundit në tabelën e renditjes të kampionatit turk. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top