
Një nga portierët shqiptar më në zë të momentit është pikërisht Arijanet Muriq. Gardiani është në rradhët e gjigandëve anglez të Machester Cityt, ku me qytetarët ka mundur të luajë vetëm në Kupë deritani. Kjo për shkak të moshës së tij të re, ndërsa edhe në këtë kompedicion ka treguar nivele të larta.
Ndonëse është vetëm 20 vjeç, Muriq konsiderohet si e ardhmja e portës së Manchester Cityt, por dhe e përfaqësueses së Kosovës, ku me klubin anglez, para pak javësh arriti t’i kualifikonte në raundin tjetër të “Cabaro Cup”, duke pritur dy penallti përballë Leicesterit.
Tashmë jemi në një periudhë të nxehtë merkato, ku edhe për portjerin dardanas po përfliet në mediat angleze për një largim të tijin nga skuadra e Guardiolës. Për Arijanetin ka patur interesim klubi i famshëm i Nottingham Forest, teksa këta të fundit e kërkojnë portierin dardanas në formë huazimi. Duke parë që edhe ditën e djeshme në “FA Cup”, Muriqi nuk u aktivizua, kjo mund të jetë një opsion i mirë për të, për t’u rritur më shumë në eksperiencë.
Guardiola e ka cilësuar gardianin shqiptar si një portier që do të arrijë majat dhe shihet si zëvendësuesi ideal i Ederson. Përsa i përket skuadrës së Nottingham Forest, aktualisht janë pjesë në “Championship”, por në historinë e këtij klubi gjendet trofe të “Premier League” ku e kanë fituar dy herë dhe të “Champions League” që e kanë fituar vetëm një herë. /Shqiperia.ch/