
Kosova nuk arriti dot të merrte një fitore në ditën e djeshme, duke barazuar me rezultatin 1-1 ndaj Ishujve Faroe. Paraqitja e dardanëve la për të dëshiruar në atë takim, teksa pas golit të Rashicës në minutën e 9, futbollistët e Shaland nuk rrezikuan pothuajse asnjëherë në portën kundërshtare.
Për këtë ka folur edhe trajneri i njohur në Kosovë, Ismet Munishi, i cili nuk e ka përtypur dot deklaratën e trajnerit zviceran në fundin e takimit. Shaland shprehehej se ishte i kënaqur me lojën e futbollistëve të tij, por jo me rezultatin, në një kohë që Kosova nuk ka zhvilluar një paraqitje të mirë.
“Tani ose unë jam budalla, ose Shaland është mashtrues. Respekte vetëm për moshën”, shprehet Ismet Munishi, duke dalë kundër rrymës dhe duke kritikuar Shaland. /Shqiperia.ch/