You are here
Home > Kombëtarja > Munishi flet për Shqipërinë: Të paktën po largohemi nga De Biazi, donte mbrojtës nga të gjithë anët

Munishi flet për Shqipërinë: Të paktën po largohemi nga De Biazi, donte mbrojtës nga të gjithë anët

Në emisionin “Dueli Sportiv” që transmetohet në “RTV”, trajneri i njohur shqiptar, Ismet Munishi, ka folur edhe për situatën e Shqipërisë.

Ai ka bërë një krahasim mes Panuçit dhe De Biazit, duke u shprehur se pavarësisht eksperiementeve të shumta që po bën trajneri aktual i Kombëtares, e vetmja gjë e mirë, mund të quhet largimi nga skema e mëparshme.

“Panuçi gjithmonë po eksperimenton me formacionin. Kurrë nuk i shohim të njëjtët lojtar që dalin në fushën e lojës. Në këtë moment, edhe vetë trajneri nuk po e kupton se çfarë është mirë dhe çfarë keq në ekip.

E vetmja gjë e mirë, mund të quhet largimi nga skema e De Biazit. Me këtë të fundit vërtet që kishim rezultate të mira, por ai të vendoste mbrojtësa nga të gjitha anët dhe loja dilte shumë monotone. Ajo që duhej në këtë rast, ishte të mbahej loja e De Biazit dhe të nisnin përmirësimet e ngadalta. Jo në këtë mënyrë, ishte gabim. Panuçi kërkoi që ta ndryshonte rrenjësisht dhe në mënyrë të përshpejtuar skemën e lojës”, u shpreh Munishi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top