
Ismet Munishi është një nga trajnerët më të njohur shqiptarë, që nuk di të përdorë asnjëherë diplomaci në fjalët e tij, sa i përket analizave të futbollit. Nëse diçka duhet thënë hapur dhe ashtu siç ai e mendon, Munishi është padyshim një njeri me sinqeritet të tepruar në botën e futbollit në Shqipëri, duke mos ngurruar për të dhënë opinionet e tij.
Këtë herë, i ftuar në emisionin “Dueli sportiv”, tekniku shqiptar shprehet se futbollistët që “dardanët” ftonin gjatë kohës që drejtoheshin nga Albert Bunjaku, Munishi nuk do t’i ftonte as në ekipe si Hajvalia apo Vushtria, të cilat i ka drejtuar më parë.
“Po e them sinqerisht, që disa nga lojtarët të ftuar më parë te Kosova, nuk do kishin vend as te Vushtrria dhe as te Hajvalia, dy ekipe të cilat i kam udhëhequr më parë”, u shpreh Munishi. /Shqiperia.ch/