You are here
Home > Futboll Bota > Mungon vetëm hedhja e firmës së re, Zeneli “bëri luftën” dhe largoi Serinë A për…Reimsin!

Mungon vetëm hedhja e firmës së re, Zeneli “bëri luftën” dhe largoi Serinë A për…Reimsin!

Këtë sezon futbollistik, Arbër Zeneli është kthyer në një lojtar shumë i rëndësishëm për hollandezët e Herenvenit. Dardanasi ka treguar një formë fizike tepër të lartë dhe kjo gjë nuk do të kalonte pa u vënë re edhe nga ekipet e tjera.

Në merkaton e janarit, për Zenelin pati një interesim të theksuar nga skuadra e Çelsit të Londrës, por ende nuk është se ka ndonjë zhvillim zyrtar rreth kësaj çështje. Sipas medias prestigjoze, “Francefootball”, 23-vjeçari i përfaqësueses së Kosovës thuhet se është drejt proçedurave të fundit të kalimit të tij në kampionatin francez. Bëhet fjalë pikërisht për skuadrën e Remisit, ku thuhet se lojtari shqiptar do t’u bashkohet francezëve.

Edhe pse duket disi i pakuptueshëm ky transferim që po flitet, pasi vetë lojtari pak ditë më parë, u shpreh se nuk dëshironte as Serinë A, pasi ëndërronte një kalim të tijin tek një klub të madh dhe me  emër në futbollin europian. Klubi i Herenvenit ka njoftuar gjithashtu për këtë transferim të mundshëm të Zenelit, por tashmë duket se ka mbetur vetem për t’u konfirmuar ekipi i tij i ri. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top