You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Mungon vetëm emri i skuadrës, Aliti nga Shqipëria ka gjithë Suedinë pas tij

Mungon vetëm emri i skuadrës, Aliti nga Shqipëria ka gjithë Suedinë pas tij

Një nga mbrojtësit që këtë periudhë po flitet shumë, është pikërisht Fidan Aliti. 25-vjeçari që është pjesë e skuadrës së Skënderbeut të Korcës dhe njëkohësisht i përfaqësueses së Kosovës, këtë sezon po kalon një formë mjaft të mirë.

Duket se rendimeti i treguar nga mbrojtësi dardanas, i kanë rënë në sy shumë ekipeve të njohura, ku shumë shpejt pritet dhe një largim i mundshëm i Fidanit në një skuadrë më të mirë europiane. Janë pikërisht Malmo, Norrkoping dhe AIK skuadra që janë të interesuara për shërbimet e lojtarit të Skënderbeut. Këto skuadra do të tentojnë ta bëjnë pjesë  të tyre Alitin.

Skuadra e Skënderbeut kërkon të përfitojë rreth 500 mijë euro nga shitja e lojtarit të tyre, shifër kjo që si AIK që është kampion i Suedisë ashtu edhe rivalet e saj si Norrkopingu dhe Malmo, kanë treguar gadishmërinë për ta paguar këtë shifër. Tashmë është në dorë jo vetëm të Fidanit, por edhe të Skëndërbeut, për të parë se kujt skuadre suedeze do t’i bashkohet mbrojtësi dardanas. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top