You are here
Home > Futboll Bota > Mungon nga frika e serbëve! Shaqiri “i injoron”: Do të luajë kundër tyre, ndeshje normale

Mungon nga frika e serbëve! Shaqiri “i injoron”: Do të luajë kundër tyre, ndeshje normale

Liverpuli do të ndeshet në ditën e nesërme ndaj Crevena Zvezdës, në sfidën e vlefshme për “Champions League”.

Vëmendja e mediave angleze shkon menjëherë te Xherdan Shaqiri, teksa ky i fundit ka festuar me shqiponjë në Botëror kundër Serbisë dhe jo ka ngritur jo pak polemika në ambientin sportiv të medias ballkanase. Madje, situata ka mbërritur deri aty, aqsa është përfolur se Shaqiri do të mungojë në ndeshjen që do të zhvillohet në Beograd mes këtyre ekipeve, nga frika e tensionit që mund të shkaktojnë tifozët serbë.

I këtij mendimi nuk është futbollisti shqiptar, që i shpërfill këto zëra, duke e cilësuar ndeshjen që do të luhet mes Crevena Zvezdës dhe Liverpulit si një takim normal.

“Jo nuk ka asgjë. Është vetëm një ndeshje normale dhe unë do të përgatitem si në të gjitha takimet e tjera. Sigurisht, do të ketë disa njerëz që do të më vërshëllejnë. Është vetëm një ndeshje dhe futbolli nuk është politikë”, ka thënë me diplomaci Shaqiri për “Liverpolecho”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top