You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Mungesë respekti ndaj Kosovës, trajneri i Danimarkës: Stërvitje! Të ishte për mua, nuk luhej fare

Mungesë respekti ndaj Kosovës, trajneri i Danimarkës: Stërvitje! Të ishte për mua, nuk luhej fare

Trajneri i Danimarkës, Age Hareide, ka treguar një mungesë respekti ndaj kundërshtarit të rradhës që do të ketë në miqësoren e pas pak ditëve, Kosovës. Kështu, tekniku i danezëve dukej si i detyruar për t’u përballur me dardanët, ndërsa në konferencë është shprehur se nuk do e dëshironte që një takim i tillë të luhej.

Gjithsesi është UEFA ajo që nuk të lejon në të tilla raste që të shmangesh përballjet, pavarësisht dëshirës së Hareide për t’i kaluar këto ditë vetëm me stërvitje. Sipas asaj që raporton “Gazetasheshi”, fjalët dhe nënvlerësimi i trajnerit vazhdon, duke e quajtur takimin me dardanët vetëm si një stërvitje.

“Sikur të ishte varur prej meje, ne vetëm do të stërviteshim për ndeshjen e Zvicrës, por UEFA thotë se ne duhet të luajmë ndeshje.

Për shembull, mund ta kishim zgjedhur Gjermaninë si një kundërshtar, por do të ishte një kundërshtar tepër i vështirë para ndeshjes së Zvicrës. Prandaj, pranuam të luajmë kundër një ekip të renditur më ulët dhe kemi gjashtë zëvendësime. Kështu që do të jetë një stërvitje e mirë për ne”, ka thënë Hareide. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top