You are here
Home > Kombëtarja U-21 > Mungesë e madhe për Shqipërinë, talenti i Sasuolos dëmtohet dhe mungon ndaj Turqisë

Mungesë e madhe për Shqipërinë, talenti i Sasuolos dëmtohet dhe mungon ndaj Turqisë

Muaji mars nuk është kryefjala vetëm për Kombëtaret e mëdha, por edhe ato të të rinjëve, pasi Shpresat fillojnë eliminatoret e tyre për kualifikueset e europianit. Pikërisht tek kuqezinjtë U-21, trajneri Alban Bushi po fillon të mendojë për protagonistët e rradhës, që mund të ndihmojnë kuqezinjtë, për të bërë një arrijtje pozitive. Një lajm jo i mirë vjen nga Italia, aty ku pak ditë më parë sulmuesi Aristid Kolaj ka marrë një dëmtim tepër të rëndë.

Menjëherë pas rikthimit të tij, 19 vjeçari pëson një dëmtim tjetër ku sipas mjekëve të klubit të tij, do të mungojë për një kohë shumë të gjatë. Mediat italiane raportojnë se lojtari i Sasuolos U-19 do mund të rikthehet vetëm në muajin maj në fushat e blerta, për një periudhë kohore shumë të gjatë. Duket se tashmë edhe për Alban Bushin kanë filluar dhimbjet e kokës, pasi do të bëjë llogaritë pa Kolajn në takimin që do e ketë ndaj Turqisë fillimisht.

Duket se kjo nuk do të jetë vetëm mungesë e kuqezinjve të vegjël, pasi edhe në kampin e skuadrës italiane të Sasuolos po e vuajnë këtë fakt. Menjëherë pas ekzaminimit të gradës së dëmtimit të sulmuesit shqiptar, trajneri i tyre Palmieri, nuk u duk aspak i lumtur në prononcimin e tij. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top