You are here
Home > Kombëtarja > Mundi PSG në “Youth League”, talenti Mateo Kastrati shkëlqen me Hertha Berlin

Mundi PSG në “Youth League”, talenti Mateo Kastrati shkëlqen me Hertha Berlin

Emrat e rinjë të futbollistëve shqiptarë sa vijnë edhe shtohen, nga ata të prespektivës, ndërsa një tjetër do të vëmë në dukje këtë herë. Është pikërisht Mateo Kastrati i cili është pjesë e skuadrës gjermane të Herthas së Berlinit U-19, teksa këta të fundit arritën të kualifikoheshin për në fazën tjetër të Uefa Youth League, duke mposhtur në shtëpi Psg U-19 me rezultatin 2-1.

Mbrojtësi shqiptar luajti për 90 minuta ndaj francezëve, duke qenë tek më të mirët në fushë. Ai është vetëm 18 vjeç dhe roli i tij natyral në fushën e blertë është mbrojtës i krahut të majtë. por që mund të luajë edhe në të djathtin.

Këtë sezon futbollistik, me klubin e të rinjve të Hertës së Berlinit, Mateo Kastrati ka mundur të zhvillojë plot 20 ndeshje dhe duket se vendi i tij i titullarit është i padiskutueshëm. Ndërsa sa i përket Kombëtares, ende asgjë nuk është vendosur nga ky futbollist. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top