Karakteristika kryesore e Keidi Bare me lojën e fortë që praktikon në fushë, e detyroi lojtarin e Malagas të linte fushën e blertë që në minutën e 30 ndaj Oviedos. Shumë prisnin që futbollisti t’ia hidhte paq për të qënë i gatshëm që në ndeshjen e rradhës, pasi ndërhyrja e tij ishte e rrezikshme, por jo e qëllimshme.
Bare do të mungojë ndaj Zaragozas për takimin e rradhës, ndërsa po përgatitet për ndeshjen me Albaseten. Mediat në Spanjë shprehen se lojtari kuqezi ka marrë dënimin minimal, pasi mund të ndëshkohej edhe më tepër. Ndeshja me Albasten e Rei Manajt do të jetë si një finale, sepse të dyja skuadrat luajnë shanset e tyre për “La Liga”. /Shqiperia.ch/